Lajmet e fundit

Kievi ka hapur një hetim për krimet e luftës pas shkatërrimit të digës Kakhovka.
Prokurori i përgjithshëm Andriy Kostin tha se Ukraina po mbledh informacion me ekipet në terren dhe ata do t'i japin të gjitha detajet Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Kostin tha për BBC se "rreth 1,500 njerëz tashmë janë evakuuar" nga rajoni. Derisa shtoi se më shumë se 17,000 njerëz ndodheshin në zonat e përmbytura, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Por ai pretendon se operacioni i evakuimit është nën tension për shkak të bombardimeve ruse, të cilat ai thotë se plagosën dy oficerë policie që punonin në zonë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.