Lajmet e fundit

Një punëtore gjermane që punonte për Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar është kidnapuar në Kabul të Afganistanit.
Lidhur me këtë çështje as Ministria e Punëve të Jashtme në Berlin dhe as GIZ-i nuk kanë pranuar të komentojnë, raportojnë mediat gjermane, transmeton Klan Kosova.
Që nga përfundimi i misionit të NATO-s në Hindu Kush në vitin 2014, është shënuar një rritje e dhunës në vend, duke reflektuar edhe në Kabul, që konsiderohet si relativisht qytet i sigurt.