Lajmet e fundit

Njëri nga djemtë e mbretit meksikan të drogës, Joaquin “El Chapo” Guzman, është në mesin e kriminelërve të rrëmbyer në një qytet në brigjet e Pacifikut, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar se 29 vjeçari Jesus Alfredo Guzman, është në mesin e gjashtë anëtarëve të kartelit të drogës Sinaloa, që u rrëmbyen nga një bandë rivale e quajtur Jaliscp New Generation.
Incidenti ka ndodhur në një restorant në qytetin Puerto Vallarta.
Chapo Guzmani cili ndodhet në burg, ka qenë lider i kartelit Sinaloa për vite të tëra. Dyshohet se Jesus Alfredo është anëtar i rëndësishëm i këtij karteli.
Ai kërkohet për kontrabandim droge nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.