Sonte shënohet nata e parë e festivalit madhështor, atë të “Sunny Hillit”, i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.
E në natën e parë, artistë të ndryshëm nga Kosova dhe jashtë saj kanë perfomuar, ani pse nata është ende e gjatë, transmeton Klankosova.tv.
Një prej tyre ishte edhe këngëtarja e njohur kosovare, Kida, e cila elektrizoi skenën e festivalit global të “Sunny Hillit”.
Por për ta ndezur edhe më tej atmosferën, në skenë asaj iu bashkëngjit artisti me famë ndërkombëtare, Dardan.

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.