Khloe Kardashian u nda me Tristan Thompson në mesin e shkurtit të këtij viti, pas tradhtisë së tij me miken e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, transmeton Klan Kosova.
Por, muaj më vonë, Khloe vendosi ta ftojë atë në festën e parë të ditëlindjes së vajzës së tyre, që u mbajt në prill të vitit 2019.
“Ishte një kohë e vështirë për mua. Po luftoj me veten tani. A bëra zgjedhjen e duhur duke përfshirë Tristanin në festën e ditëlindjes së True?”, tha ajo.
Pas festës e cila nuk u filmua, Khloe tregoi çka ndodhi.
“Ai u përpoq të më puthte, pasi i dhashë një përqafim”.
Nuk dihet nëse çifti do të bashkohet sërish në të ardhmen apo thjesht do të mbesin prindër të vajzës së tyre.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.