Lajmet e fundit

Në një promo të lëshuar së fundi për “Keep Up With the Kardashians” të së dielës së ardhshme, shtatzëna Khloe Kardashian përjeton disa momente të frikshme shëndetësore që e kanë lënë të shtrirë në shtrat mezi në gjendje të lëvizë, transmeton Klan Kosova.
“Fjalë për fjalë, nuk mund të eci”, thotë Khloe duke iu treguar motrave të saj.
Pra, çfarë po ndodhë me shtatzëninë e Khloe? Shikojeni episodin e ri të KUWTK të dielën për të gjetur se si ajo po e menaxhon frikën e saj shëndetësore dhe për të parë nëse ajo është mirë.