Lajmet e fundit

Ylli televiziv, 31 vjeçare, ka dërguar dokumentet e nevojshme për divorc, pas rreth shtatë muaj pritjeje për shkak të problemeve shëndetësore të Lamar Odom, transmeton Klan Kosova.
Sipas dokumenteve që ka marrë Daily Mail Online, shkak për kërkesën e divorcit sipas Khloe, sërish janë dallimet dhe kontradiktat në mes tyre.
Khloe ka marrë ndihmën e avokates së profilit të lartë Laura Wasser, e cila sapo është punësuar nga Johnny Depp për divorcin e tij nga Amber Heard.


