Lajmet e fundit

Khloe Kardashian, motra e të famshmes Kim Kardashian, ka vuajtur shumë nga ndarjet e ribashkimet me partnerët e saj, dhe tani ka vendosur që të gjitha që i ka mësuar gjatë kësaj kohe, t’i ndajë me ata që vuajnë nga zemra e thyer.
Tërë eksperiencën e saj dhe mësimet nga jeta e si duhet shëruar nga një zemër e thyer, ajo do ta ndajë me publikun në një reality show të sajin.
Këtë punë ajo do ta bëjë në një mënyrë të veçantë. Në këtë emision special të sajin që quhet “Body Revenge with Khloe Kardashian”, ajo do të punojë me ekspertë që t’iu ndihmojë njerëzve që ballafaqohen me zemër të thyer që t’i përballojnë sfidat, duke iu bërë transformime të pamjes.
Secili episod i kësaj shfaqjeje, do të ketë dy persona të cilët përpiqen që ta transformojnë veten duke punuar me trajnerë, stilistë dhe skuadra që vetë Kardashianët punojnë me ta.