Khloe Kardashian ka folur në Instagram pasi rezultoi pozitive për COVID-19.
“Covid ta shpif”, ka shkruar ajo në Instagram.
Të premten, Khloe njoftoi se ajo dhe vajza e saj trevjeçare True, rezultuan pozitive për koronavirus.
“Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi këtu në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale”, ka shkruar ajo.
Kjo është hera e dytë që Khloe infektohet me COVID-19. Në fillim të pandemisë, ajo ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore nga ky virus, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.