Lajmet e fundit

Derisa Lamar Odom vazhdon të rimëkëmbet nga kriza e tij mjekësorë, Khloe Kardashian nuk do të largohet nga ai, tha një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova.
“Ajo dëshiron të jetë afër tij sa herë që ai hap sytë”, tha burimi.
Kardashian 31 vjeçare, është e lumtur që ai frymon pa ndihmën e aparaturave, por ajo është ende e frikësuar dhe ende e shqetësuar”, tha një tjetër burim familjar për People.
“Ai zgjohet dhe zemra e tij është e fortë, por ende janë në shqetësim në lidhjet me organet tjera të trupit të tij”, shtoi burimi.
Të dy burimet konfirmojnë se Odom, nuk është më me ventilator.
Ish basketbollisti u zgjua të premtën nga koma katër ditore, pasi ai u gjet pa ndjenja të martën në një bordello në Nevada.
Kokainë dhe viagra u gjetën pranë tij me të cilat kishte pësuar goditje të shumta, ka konfirmuar People.