Lajmet e fundit

Për motrën e madhe Khloe Kardashian, nuk ka asnjë burrë në jetën e saj si vëllai i saj i vogël, Rob Kardashian.
Ylli 31 vjeçar i Keeping Up With the Kardashians ka postuar një “selfie” të kahmotshme ku shihet vëllau i saj duke e puthur atë në faqe.
"Nëse vetëm do të mund të shihje veten përmes syve të mi!" ka shkruar ajo.
"Unë përgjithmonë do të jem e fiksuar pas teje. Numri një dhe i vetëm. #MyAce" ka vazhduar ajo, transmeton Klan Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që Kardashian flet për vëllain e saj, i cili ka udhëhequr një jetë shumë private larg kamerave pasi për vite të tëra ai ka luftuar me humbje peshe.
Për ditëlindjen e tij të 28të në mars, Khloe ka ndarë një fotografi me vëllain e saj të vogël duke bërë edhe shaka me të.
“Urime ditëlindjen. Nuk do të takoj asnjëherë një njeri të mrekullueshëm si ti. E di se ky është viti ku ti do të gjesh lumturinë tënde përsëri. Unë do të jem në krahun tënd, duke ta mbajtur dorën në çdo hap të rrugës tënde. Të adhuroj vëllau im i vetëm dhe numër një” kishte shkruar Khloe.
Ndërsa pak dihet aktualisht për mënyrën se si Rob kalon ditët e tij, një gjë është e sigurt, ai ka dashurinë e pafund të motrës së vet dhe mbështetjen e saj.
"Ai është në rregull. Ai është vetëm duke punuar për veten e tij dhe duke u përpjekur të jetë një Rob më i mirë, kështu që unë vetëm duhet të besoj se ai është i mirë" ka thënë Kris Jenner për E! News .
"Ne jemi të gjithë këtu për të mbështetur atë për çdo gjë që ai ka nevojë, por ai është duke bërë një jetë të mirë", ka përfunduar ajo.