Lajmet e fundit

Aksidenti i Lamar Odom e ka sjellë atë përsëri në jetën e gruas së tij Khloe Kardashian, dhe tani ata janë më të afërt se kurrë.
Odom, 36 vjeçar ka qenë gjithmonë i përkushtuar dhe i dashuruar në gruan e tij Khloe, transmeton Klan Kosova.
Dhe tani, që kur kanë filluar thashethemet për ndarjen e Khloe dhe James Harden, mos do të thotë kjo që këtu është një shans për pajtim në mes të çiftit?
Epo, tani Khloe dhe Lamar janë më pranë njëri-tjetrit, transmeton Klan Kosova.
“Aksidenti i Lamar e ka sjellë Khloe më afër tij”, ka thënë një burim për E! News.
Odom ka qenë për muaj duke punuar shumë për të rifituar shëndetin e tij dhe forcën, pas aksidentit që kishte.
“Kur Lamar nuk është në terapi fizike, ai është me Khloe”, ka vazhduar burimi.
“Ata ende vazhdojnë të jenë më afër se kurrë. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me ta në ardhmen”, shtoi më tej burimi.
Tani që Khloe është ndarë nga James, ndoshta në jetën e saj tashmë ka vend për Lamar?.