Lajmet e fundit

Khloe Kardashian dhe Lamar Odom, e kanë ndërmarrë hapin final rreth divorcimit të tyre, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova.
Motra e Kim Kardashian, Khloe, dhe basketbollisti Lamar, i kanë nënshkruar dokumentet që zyrtarisht do të përfundojnë martesën e tyre.
Ka mbetur vetëm nënshkrimi i gjykatësit dhe ata do të jenë zyrtarisht beqarë.
Khloe në mënyrë të qartë ka ecur tutje. Ajo është lidhur me yllin e NBA James Harden. Ndërsa sa i përket Lamar, duket se ai pa dëshirë e bëri kwtw ndarje. Së fundmi ai e quajti Khloe “My girl”.
Mësohet se dyshja e kanë arritur marrëveshjen rreth pronës dhe divorci mund të bëhet zyrtar brenda ditësh.