Lajmet e fundit

Khloe Kardashian do të lindë këtë muaj, fëmijën e saj të parë, me të dashurin Tristan Thompson, transmeton Klan Kosova.
Mëngjesin e së hënës, Khloe postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke u puthur me të dashurin, nën të cilën ka shkruar: “Ne jemi të gatshëm kurdo që ti je e gatshme”. Ndoshta pikërisht kjo gjë është një shenjë se foshnja është shumë afër për të ardhur në jetë.
Motrat e Khloe, Kim dhe Kourtney janë aktualisht në Karaibe. Kris gjendet në zonën e Los Angeles që nga e diela.
Data e duhur e Khloe ishte javën e tretë të këtij muaji, por ende nuk ka asgjë zyrtare.
https://www.instagram.com/p/BhWevfUhk0r/?hl=en&taken-by=khloekardashian