Dje, qyteti ukrainas, Kharkiv u përball me një numër sulmesh, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur më shumë se 20.
E një ditë pas këtij sulmi, banorët u detyruan të mblidhnin copat dhe të riparonin dëmet e shkaktuara nga sulmi, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Oleg Synegubov, kreu i administratës shtetërore atje tha se dhjetëra vullnetarë ishin mbledhur pas sulmeve.
"Mbyllja e dritareve të thyera, pastrimi i zonës, shpërndarja e drekave dhe kafesë së nxehtë, ofrimi i mbështetjes - ekipet punojnë qartë dhe në harmoni çdo herë”, është shprehur ai.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.