Lajmet e fundit

Ish-ylli i kriketit, Imran Khan, është konfirmuar si kryeministër i Pakistanit pas votimit në Asamblenë Kombëtare të këtij vendi.
Gjatë votimit ai mori mbështetjen e 176 anëtarëve të kësaj asambleje, kurse kundërshtari i tij, Shehban Shariz mori 96 vota.
Në zgjedhjet që u mbajtën në korrik, partia PTI e cila udhëhiqet nga Khan fitoi më së shumti ulëse. Ai do të bëhet kryeministër 20 vjet pasi që i hyri politikës, dhe betimin do ta bëjë të shtunën.
65 vjeçari do të trashëgojë postin me një krizë të thellë ekonomike në vend, duke premtuar se ai do të bëjë një Pakistan “të ri”.