Lajmet e fundit

Ish - ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur edhe pse sipas tij ende ka shumë punë për të bërë, njofton Klan Kosova.
"Mendoj që Kosova është në rrugën e duhur edhe pse ka probleme por para 10 vitesh Kosova nuk ishte e pavarur".
"Mbi 110 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe është duke u zhvilluar një dialog mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve".
"Në çështjet e rëndësishme siç është punësimi mendoj që duhet të ketë reforma".
Ish-ambasadori amerikan në OKB, Khalilzad në emisionin Zona B në Klan Kosova ka përmendur edhe zgjedhjet lokale në Kosovë.
"Zgjedhjet lokale në Kosovë do të ndodhin shumë shpejt dhe shpresoj që sa më shpejt të jetë e mundur të konstituohet Qeveria".
"Ka një partneritet shumë të mirë mes Kosovës së pavarur dhe SHBA-ve", ka thënë Khalilzad.