Lajmet e fundit

Ish - ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad ka thënë që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet, njofton Klan Kosova.
"Çdo shtet sovran e ka të drejtën që ta mbrojë veten, prandaj besoj që Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet".
"Natyrisht se ekzistojnë çështje në lidhje me procesin për kalimin nga një forcë e sigurisë në një forcë mbrojtëse por këto janë procese të brendshme".
Khalilzad gjatë një interviste në Zona B në Klan Kosova ka thënë që Ushtria e Kosovës është edhe në interesin e SHBA-ve.
"Është në interesin e SHBA-ve që Kosova të ketë aftësi ushtarake që të mbrojë veten".