Lajmet e fundit

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur sot që ta suspendojë nga pozita e kryetarit të Gjykatës së Apelit, Sali Mekajn.
Ai njëkohësisht është suspenduar edhe nga pozita e anëtarit të Këshillit gjyqësor.
Kjo ndodhi pas rekomandimeve të dhëna nga Komisioni Disciplinor.
Pezullimi i tij erdhi pasi ndaj tij u caktua masa e qëndrimit në arrest shtëpiak.
Mekaj është arrestuar javën e shkuar nën dyshimet për veprat penale shpërdorim i pozitës zyrtare dhe për ushtrim të ndikimit,njofton Klan Kosova.