Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) do të mbajë sot mbledhjen e 371-të, e cila zhvillohet në Sallën e takimeve të KGJK-së në Prishtinë.
Në rend dite për t’u diskutuar janë 16 çështje. Në pikën e 9-të të rendit të ditës është diskutimi rreth kërkesës të u.d. presidentes së Kosovës dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqjen e dorëheqjeve.
Gjyqtarët nga komuniteti serb kishin dhënë dorëheqje në nëntor 2022. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/gjyqtaret-e-dorehequr-kgjk-te-kujdesshem-me-kerkesat-e-serbeve-video/●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.