Lajmet e fundit

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka bërë të ditur se janë duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë.
"Nën mandatin e tij të OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt", kanë shkruar nga KFOR në Twitter, transmeton KlanKosova.tv.