29.08.2019 · përditësuar para 2530 dite1 min lexim
Misioni i KFOR-it po vijon me stërvitje në të gjithë territorin e vendit.
Në ditët e ardhshme është paralajmëruar se do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës.Sipas KFOR-it, kjo është vetëm një stërvitje normale dhe se situata mbetet nën kontroll.
“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftim.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.