Në rrugën “Musli Sojeva” në Ferizaj, gjatë pasdites të së mërkurës, është hasur një mjet i pashpërthyer.
Sipas raportit zyrtar, njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit, transmeton Klankosova.tv.
“Është raportuar se është hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Lidhur me rastin njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i KFOR-it ka bërë tërheqjen e mjetit”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.