Lajmet e fundit

Bandi i Brigadës Alpine “Taurinense” (ushtria italiane) ka performuar muzikë me qëllim që të përçojë mesazhe të paqes dhe tolerancës në shtabin e KFOR -it, për komandantët ushtarakë dhe përfaqësuesit nga institucionet në Kosovë.
Turneu muzikor roaming i grupit “Taurinense” do të vazhdojë me katër koncerte në qytete të ndryshme të Kosovës: Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Prishtinë, njofton Klan Kosova.
KFOR thotë se ky turne, i cili do të fillojë nga data 9 tetor dhe përfundon më15 tetor, do të mbahet me të gjitha masat parandaluese për COVID-19.
Shfaqja e titulluar "faleminderit komunitetit të Kosovës" është nderimi me të cilin komandanti i KFOR -it, gjeneral Franco Federici dëshiron të përshëndesë të gjitha komunitetet në Kosovë ndërsa i afrohet fundit të mandatit të tij dhe përfshin këngë nga traditat muzikore italiane dhe ndërkombëtare.
https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1446475704036642821?t=FVT5c6ERs_Zi45yGASq5jg&s=07&fbclid=IwAR1PgVzIozdRfo0dHP5X_6qSMt4en8LvLfMoStCmrrCmzF9b5uWJrA0rscs