Lajmet e fundit

KFOR-i në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë në nderim të ish-komandantit Klaus Reindhardt, i cili ndërroi jetë sot.
“Me zemër të thyer, e nderojmë dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit, gjeneral dr. Klaus Reindhardt”, ka shkruar misioni paqeruajtës në një postim në Facebook.
“Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prehsh në paqe gjeneral! Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet tutje në postim, transmeton Klankosova.tv.
Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.
Ai e kishte marrë detyrën nga Michael Jackson, i cili kishte komanduar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.