Lajmet e fundit

Trupat e KFOR-it nga Shtetet e Bashkuara, Hungaria, Polonia dhe Turqia përfunduan stërvitjen "Kështjella Amber" (“Amber Castle”).
Pas një jave trajnimi intensiv, KFOR-i thekson në një njoftim se konsolidoi ndërveprimin e plotë shumëkombësh duke kryer disa aktivitete përfshirë futjet e helikopterëve, asgjësimin e mjeteve shpërthyese dhe patrullat e zbulimit.
"Ushtarët e KFOR-it vazhdojnë angazhimin e tyre për të siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë", thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj force në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.