Lajmet e fundit

Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po vazhdon të ofrojë mbështetje sipas kërkesave të institucioneve të Kosovës në trajtimin e zjarreve pyjore në të gjithë vendin.
KFOR-i thotë se mbështetja ajrore e tyre ka qenë e domosdoshme për ekipet tokësore duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës së krijuar nga zjarrte.
Nëpërmjet një njoftimi, KFOR-i bën të ditur se deri më sot ka marrë dy kërkesa për mbështetje ajrore nga Qendra e Situatë, për të siguruar ujë kundër zjarreve në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Oshlak të Prizrenit.
“Puna intensive e kryer nga pilotët e helikopterëve ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit në Oshlak të Prizrenit dhe ndihmën e zjarrfikësve që ta kontrollojnë zjarrin në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Deri më tani, mbështetja ajrore e #KFOR ka rezultuar në rënien e afërsisht 35 mijë gallona ujë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, transmeton Klankosova.tv.