Lajmet e fundit

Më 20 nëntor, njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë një ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave në koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë e Kosovës.
"Qëllimi i ushtrimit është për të rritur aftësinë e KFOR-it për të ruajtur gatishmërinë e trupave dhe të rrisë fleksibilitetin operacional të njësive në fjalë. Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it është një objektiv themelor i periudhës së ushtrimit" bëhet e ditur në një komunikatë për media të KFOR-it, transmeton Klan Kosova.