Lajmet e fundit

Misioni paqeruajtës në Kosovë në ditët në vijim do të mbajë një stërvitje të rregullt ushtarake.
Kjo do të mbahet në bazën në Novosellë.
“KFOR-i synon që përmes trajnimit të njësive të veta të garantojë lirinë e lëvizjes në një situatë reagimi ndaj krizave dhe do të konsistojë në një seri simulimesh taktike dhe aktivitete logjistike duke përdorur kolona ushtarake me automjete të rënda inxhinierike dhe helikopterë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it përcjell Klankosova.tv
Misioni i NATO-s në Kosovës synon të i testojë të gjitha aftësitë duke e ruajtur nivelin e nevojshëm të gatishmërisë operacionale.
“KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim/Klankosova.tv