Lajmet e fundit

Njësitë e KFOR-it për manovrim do të zhvillojnë sot një ushtrim për kontrollin e turmave dhe trazirave koordinim të ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë për Operacione Speciale të Policisë e Kosovës.
Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media të KFOR-it, qëllimi i ushtrimit është për të rritur aftësinë e forcave të NATO-së në Kosovë për të ruajtur gatishmërinë e trupave dhe të rrisë fleksibilitetin operacional të njësive në fjalë.
"Harmonizimi i teknikave, taktikave dhe procedurave ndërmjet Policisë së Kosovës (PK), Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe KFOR-it është një objektiv themelor i periudhës së ushtrimit" thuhet mes tjerash në kumtesë, transmeton Klan Kosova.