Lajmet e fundit

Komediani dhe regjisori, Kevin Smith, e ka ftuar ikonën e stripave, Stan Lee, që të jetojë me të, pas shqetësimeve lidhur me shëndetin e 95 vjeçarit.
Krijuesi i Marvelit, po ashtu i njohur për paraqitjet e tij të shkurtra në filma, së fundi u lakua më shpesh nga mediat shkaku i shëndetit të tij të rënduar – pas komplikimeve me pneumoni.
Si përgjigje ndaj një ekspozeje nga The Hollywood Reporter që supozon mbi abuzimin ndaj Stan Lee-së nga të afërmit e tij, fansi i tij i famshëm, Smith, i ka bërë ofertë që ai të kujdeset për të.
“Kjo është zemërthyese. Të duam @TheRealStanLee. Je gjithmonë i mirëseardhur që të vish dhe të jetosh me mua – ose të lutem na lër neve fansave që ta blejmë një vend të ri për të jetuar. Na mungon, zotëri”, shkroi Smith.