Lajmet e fundit

Kevin McKidd është duke u divorcuar nga gruaja e tij Jane pas 17 vitesh martesë, transmeton Klan Kosova.
Aktori 42 vjeçar u martua me Jane në vitin 1999 dhe kanë dy fëmijë – djalin Jozeph 16 vjeçar dhe vajzën lona 14 vjeçare.
Jane ka paraqitur kërkesë për ndarje ligjore vetëm pak ditë më parë pasi ata u ndanë në tetor, sipas TMZ.
“Kevin dhe Jane kanë vendosur për t’i dhënë fund martesës së tyre. Ata do të vazhdojnë të gëzojnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për shkak të fëmijëve të cilët janë më kryesorët e tyre”, ka thënë një burim në një deklaratë për JustJared.