Aktori i njohur, Kevin Hart, është duke e marrë veten pas aksidentit që pati para një kohe, transmeton Klan Kosova.
Këtë të enjte komediani ka publikuar një video në rrjetin social Instagram ku ka shkruar se është duke vazhduar të marrë veten.
“Çdo gjë është duke u rikthyer, ngadalë por sigurtë. Durimi është gjëja më e rëndësishme që duhet në këto momente”.
“A është kjo e lehtë? Absolutisht nuk është… por unë jam duke e dashur çdo minutë të kësaj. Rrugëtimi im që të bëhem më mirë është duke vazhduar…”, ka shkruar Hart në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B9EYOEyl9kF/?utm_source=ig_embed
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.