Disa nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një fotografie në Facebook kanë treguar se ku i bie tamam kufiri mes Kosovës e Malit të Zi, njofton Klan Kosova.
“Kjo pikë është kufiri i vërtetë në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku ne, Deputetët e Republikës së Kosovës, e vendosëm këtë shenjë, e cila është tetë kilometra prej pikës ku gjendet policia e Kosovës dhe dy kilometra nga ajo e Malit të Zi”, ka shkruar Fisnik Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.
Ai shihet i shoqëruar edhe nga, Glauk Konjufca, Ismail Kurteshi, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurti.
“Ne vazhdojmë ta kundërshtojmë faljen e tokave të Kosovës me çdo kusht”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.