Lajmet e fundit
Sulme të konfirmuara si terroriste kanë ndodh jo pak edhe gjatë vitit 2017.

22 mars: Ura Westminster, Londër
Një person me makinë godet kalimtarët e rastit – katër njerëz mbesin të vrarë dhe një polic i therur me thikë.
3 prill: Shën Petersburg, Rusi
Një bombë shpërthen në metro nga e cila mbesin të vrarë 15 persona.
7 prill: Stokholm, Suedi
Sulmuesi godet kalimtarët me kamion duke lënë të vdekur katër persona.
22 maj: Manchester, Britani e Madhe
Një sulmues ka hyrë në turmën e njerëzve gjatë një koncerti të këngëtares Ariana Grande duke lënë të vdekur 22 persona.
3 qershor: Londër, Britani e Madhe
Tre militant të grupit IS kanë goditur kalimtarët në London Bridge dhe më pas kanë filluar të sulmojnë më thikë njerëzit. Tetë persona kanë mbetur të vdekur.
24 korrik: Kabul, Afganistan
Një veturë më eksplozivë vret 31 persona.
17 gusht: Barcelonë dhe Cambrils, Spanjë
Sulmuesi goditi këmbësorët në Barcelonë – 13 persona mbetën të vrarë. Nëntë orë pas sulmit në Barcelonë sulmues të tjerë të grupit të njëjtë hynë me kamion në një pushimore ku një femër u vra.
1 tetor: Las Vegas, SHBA
Një person ka gjuajtur me armë zjarri nga dhoma e tij e hotelit drejtë pjesëmarrësve në një koncert dhe ka vrarë 59 persona.
31 tetor: New York, SHBA
Sulmuesi godet me veturë këmbësorët dhe çiklistët duke lënë të vdekur tetë persona.
24 nëntor: Sinai, Egjipt
Sulmohet një xhami me eksplozivë dhe armë gjatë lutjeve të së premtes më shumë se 300 persona humbën jetën.
klankosova.tv