Lajmet e fundit

Që nga Piramidat e Egjiptit e deri te Muri Kinez, bota është e mbushur edhe me shumë monumente tjera nga guri.
Por për ne arritjet më të mëdha janë ndërtimet e bëra nga vetëm një shkëmb. Ne tashmë e njohim një vend në të cilin janë 11 shembuj të tillë.
Bëhet fjalë për kishat marramendëse nën tokë në qytetin Labilea të Etiopisë, transmeton Klan Kosova.
Shumë kohë më parë, mbreti i Labileas, deshi ta ndërtonte një “Jerusalem të Dytë” në vendin e tij. Për këtë arsye ai urdhëroi të ndërtoheshin 11 kisha nga guri.
Më e madhja prej tyre, Bet Medhane Alem, është e regjistruar në librin e rekordeve si kisha më e madhe e ndërtuar nga një shkëmb i vetëm. Ndërsa një tjetër, e quajtur Bet Giyorgis, është njëra nga kishat më ikonike që ka përbrenda një dizajn mahnitës.
Ky vend vizitohet çdo vit nga rreth 100 mijë vizitorë. Shumica e vizitorëve ecin zbathur në këtë vend. Edhe pse shumë njerëz nuk janë praktikues të ortodoksizmit etiopian, ata vijnë për t’i vizituar këto kisha për shkak të karakteristikave të ndërtimit të tyre.