Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, para banorëve të lagjes “Mati 1“ ka paraqitur zotimet e tij për mandatin e radhës, njofton Klan Kosova.
“Do ta ndërtojmë rrugën A, që do ta lehtësojë dukshëm trafikun në këtë pjesë; Do të ndërtohet shkolla dhe çerdhja e re; Do të ndërtohet fusha sportive në oborrin e shkollës ‘Pavarësia’; Do të bëhet rregullimi i rrugicave pranë rrugës ‘Muharrem Fejza’; Do të zgjerohet rrjeti i ndriçimit publik; Do të vendosen shportat e mbeturinave nëpër rrugicat ku mungojnë; si dhe do të ndërtohet parku rekreativ tek ish-TMK”, pohoi Ahmeti.
Në tubimin në lagjen Mati 1, përveç Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, të pranishëm ishin edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, nënkryetari Dardan Sejdiu, si dhe deputeti Albin Kurti.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.