Lajmet e fundit

Sportistët të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike "Baku 2015"i kanë marrë sot edhe veshjet me të cilat do të prezantohen në Azerbejxhan.
Këto uniforma janë punuar nga Fashion Networks nga Prizreni.
Bashkë me rekuizitat, ata do të pajisen edhe me doracak këshillues si dhe do të`marrin pjesë në seminare rreth sjelljes në fshatin olimpik.
Ata me këtë rast thanë se janë të gatshëm që ta japin më të mirën nga vetja në kategoritë sportive që do ta përfaqësojnë Kosovën.
Ndërkaq flamurin që do të valvitet në Baku, këtyre sportistëve do t`ua dorëzojë presidentja vendit, Atifete Jahjaga, transmeton Klan Kosova.
Lojërat Olimpike "Baku 2015" fillojnë më 12 qershor si dhe përfundojnë më 28 qershor.