Lajmet e fundit

Apple i paraqiti edhe versionet e reja të orëve të mençura.
Tim Cook, drejtori i kompanisë, tha se iPad Pro është risia më e madhe që prej shfaqjes së iPad-it.
iPad Pro është i madh 12.9 inç (i trashë 6.9 milimetra) me rezolucion 2742x2048 pikselë, që është më shumë se MacBook Pro me ekranin retina.
Ai vjen në ngjyrën e artë, të argjendtë dhe të hirtë, kurse çmimi sillet prej 799 dollarë për versionin me 32 GB, deri te 949 dollarë me 128 GB.
Apple Pencil është një stylus i përmirësuar.
Këtë vit Apple i bashkoi forcat me Microsoft, i cili në skenë e prezantoi Word dhe Office për iPad.
Pas iPad, në rend erdhi Apple TV.
“E ardhmja e televizionit është tek aplikacionet”, tha Cook.
Ky shërbim mund të aktivizohet edhe me Siri, ndërsa me anë të saj mund ta kërkoni, për shembull, “episodin e serialit ‘Modern Family’ ku luan Edward Norton’”.
Apple TV do të mund të përdoret edhe për lojëra dhe blerje online, ndërsa adhuruesit e sportit do të mund t’i shohin dy ndeshje njëkohësisht.
Pritja më e madhe ishte për iPhone-in e ri, ëmbëlsirë të cilën Cook e la për në fund.
iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus kanë 3D Touch i cili reagon në varësi të fuqisë së shtypjes me gisht.
Këto modele kanë çipin A9, i cili thuhet se është 70% më i shpejtë se aktuali, WiFi është dyfish më i shpejtë, kurse kamera iSight i ka 12 MP dhe 50% më shumë pikselë se më parë.
Kjo kamerë mundëson incizim në 4K, kurse opcion interesant është Live Photos, që përmes 3D Touch mundëson GIF-ët në rezolucion të lartë. Kamera FaceTime i ka 5 MP.
Çmimet e iPhone 6 për tregun amerikan (me kontratë dyvjeçare me operatorët telefonikë) janë: 199 dollarë për versionin me 16 GB; 299 dollarë për 64 GB dhe 399 dollarë për 128 GB.
Kurse iPhone 6s do të kushtojë 299 dollarë për versionin me 16 GB; 399 dollarë për 64 GB dhe 499 dollarë për 128 GB.
https://www.youtube.com/watch?v=zLTxhkIZSmo
https://www.youtube.com/watch?v=bhloK3SLuQo