Lajmet e fundit

Jemi shumë afër muajit tetor, dhe ndonëse mund të kishim shijuar edhe pak një mot të ngrohtë, vjeshta ka nisur.
Gjatë kësaj stine, shumë prej nesh dëshirojnë të dalin në natyrë dhe të vlerësojnë ngjyrat ndryshuese të pemëve para se gjethet të bien përgjithmonë, transmeton Klan Kosova.
Kushdo që jeton apo shkon për ta vizituar Britaninë e Madhe, aty do të ketë disa vende të bukura ku mund të shkoni për një shëtitje gjatë vjeshtës.
Premier Inn ka realizuar një listë prej 10 vendeve më të mrekullueshme ku mund t’i shijoni ngjyrat ndryshuese të vjeshtës.








