Lajmet e fundit

Përderisa në botë Tipi 2 i diabetit është në rritje sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, këtë vit Dita Ndërkombëtare e Shëndetit do t’i kushtohet kësaj sëmundjeje.
Rreth 42 milionë njerëz jetojnë me diabet. Përderisa diabeti i Tipi1 është gjendje auto-imune që shpesh trashëgohet, tipi 2 është forma më e shpeshtë e diabetit që hasim tek njerëzit e shkaktuar nga mosha dhe obeziteti. Diabeti shkaktohet kur pankreasi nuk prodhon insulinë të mjaftueshme për ta proceduar sheqerin, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Të ngrënit e ushqimeve të duhura, mund t’ju ndihmojë që ta shmangni diabetin e Tipit 2.
Popullsia në Japoni, ka mesataren më të lartë të jetëgjatësisë. Kjo dietë përbëhet nga karbohidrate të caktuara, perime fruta e po ashtu mish peshku.
Vendet nordike
Buka e zezë, vaji i peshkut dhe frutat vendore e qumështi i fermentuar dhe djathi, janë ushqimet që hahen në Suedi, Danimarkë, Norvegji, Finlandë e Islandë.
Afrika Perëndimore
Popullata në Mali, Chad, Senegal dhe Sierra Leone, ia kalon edhe Japonisë për ushqimin e shëndetshëm që hanë.