Lajmet e fundit

Çdokush pret të ndjehet më i ngopur pasi të ketë ngrënë, mirëpo një nutricioniste ka thënë se ka disa ushqime që në fakt po na bëjnë më të uritur
Sipas saj, disa nga ushqimet të cilat ne i konsiderojmë si të shëndetshme dhe i hamë në mes të vakteve të ditës, na bëjnë po aq të uritur sa alkooli.
Nutricionistja Rhiannon Lambert, ka dhënë disa nga ushqimet që na bëjnë më të uritur.
Pjatat me fruta

Frutat ju bëjnë gjithmonë më të uritur. Edhe po hëngrët në sasi të mëdha, prapë se prapë do të ndjeheni të uritur.
Ushqimet me pak sheqer dhe karbohidrate
Këto ushqime përmbajnë zero vlera dhe janë të paketuara me shumë kemikale dhe shumë kripë. Sasia e madhe e kripës njihet si ingredient që të bën më të uritur.
Sallatat

Edhe pse ka sallata shumë të shijshme dhe me përbërje të mirë, po ashtu ka disa prej tyre që ju lënë duke dëshiruar për më tepër ushqim.
Granolat
I keni parasysh ato lloj zamrat që i hani e që janë të mbushura me drithëra? Epo, janë po ashtu në mesin e ushqimeve që ju bëjnë më të uritur.
Alkooli

Tani më siç edhe e keni përjetuar, alkooli e afekton trurin tonë në atë mënyrë që na bën të duam të hamë më tepër, kështu që zgjidhni mirë kur e zgjidhni kohën për të pirë.