Lajmet e fundit

Nata e sontme dha shumë spektakë në Champions League.
Shumë ndeshje interesante pati nga grupet A, B, C dhe D, ku u shënuan plot 18 gola.
Në grupin A, fitoren e parë e arriti Manchester United, i cili e mposhti Kopenhagën me rezultat 1:0.
Fitore në Grupin C, arritën edhe Real Madrid dhe Napoli.
"Mbretërit" fituan me rezultat 1:2, si mysafirë të Bragas, derisa Napoli me rezultat 0:1 si mysafire e gjermanëve të Union Berlin.
Edhe Grupi D, solli përballje tejet interesante.
Real Sociedad fitoi me rezultat 0:1 si mysafir i Benficas, kurse Inter fitoi me rezultat 1:0 ndaj Salzburgut.
Nesër, e mërkurë ndeshjet e treta i luajnë grupet e mbetura (E,F,G dhe H).
Ndërkaq ndeshjet e kthimit nisin nga data 8 nëntor.