Londra dhe Mançesteri kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në Britaninë e Madhe.
Kjo sipas Institutit të Intelegjences së Ekonomisë (EIU) 2019, i cili shikonte në koston e 160 artikujve në 133 qytete anembanë botës për të përcaktuar renditjen, njofton Klan Kosova.
Londra është qyteti i 12-të më i shtrenjtë për të jetuar në Europë dhe qyteti i 22-të më i kushtueshëm për të jetuar në botë, së bashku me Milano, Itali.
Qyteti verior anglez i Mançesterit renditet i 23 në Evropë - përpara Luksemburgut. Gjatë vitit të kaluar, Mançester u ngrit pesë vende.
EIU shqyrtoi më shumë se 50,000 çmime individuale të artikujve në raundet vjetore të studimeve të kryera në mars dhe shtator.
Hulumtuesit gjithashtu anketuan një sërë dyqanesh - nga supermarketet në degët e specializuara me çmim më të lartë - për të mbledhur të dhëna.
Çmimet përfundimtare pasqyrojnë kostot e 160 artikujve, nga ushqimi dhe veshja, tek ndihma shtëpiake, transporti dhe faturat e shërbimeve. Të gjitha çmimet janë ato që konsumatorët janë të ngarkuar - nuk janë rekomanduar çmimet e shitjes me pakicë ose kostot e prodhuesit.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.