Lajmet e fundit

Policia e Kosovës i ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e Protestës së thirrur nga Opozita, e cila pritet të fillojë në orën 14:00, njofton Klan Kosova.
Por, forcat e rendit duket se janë përgatitur edhe në rast se protesta eskalon.
Numër i madh i policëve janë parë, por edhe mjetet e veçanta të policisë, siç është autoblinda që lëshon topa uji, maskat kundër gazit dhe pajisje të tjera.