Lajmet e fundit

Të enjten dyert e zyrës së kryeministrit u hapën për pensionistët.
Krerët e sindikatës së tyre në këtë takim morën lajmin nga kryeqeveritari Isa Mustafa, se tashmë pensionet kontributdhënëse kanë pësuar rritje prej 33%.
Me skemën e re 158 euro do të jetë pensioni bazë, për ata me shkollë të mesme, 172 euro, kush e ka të kryer shkollën e lartë, do i marrë 186, derisa pensionistët me fakultet 230 euro.
Këto shifra që i dëgjuan nga Mustafa, u mirëpritën nga drejtuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
https://youtu.be/iu6yWvkb5uQ