30.05.2016 · përditësuar para 3709 dite1 min lexim
Ka shumë mite rreth seksit dhe qëndrimit të njerëzve për kënaqësinë trupore. Në kulturën e përgjithshme kënaqësia shpesh është konsideruar si diçka e përqendruar rreth meshkujve, ose të tilla gjëra.
Gjithsesi, shumë njerëz ende janë të painformuar rreth marrëdhënieve intime edhe tash në shekullin 21.
The Independent ka listuar 11 mitet më të shpeshta për seksin, njofton Klan Kosova.
Renditjen e këtyre 11 miteve e ka bërë ekspertja e seksit, Samantha Evans.
Arritja e orgazmës është i vetmi qëllim i seksit
Të gjithë gjatë një akti seksual mund të arrijnë orgazma të shumëfishta
Meshkujt mendojnë për seksin çdo shtatë sekonda
Të gjitha femrat arrijnë orgazëm
Madhësia e penisit të një mashkulli mund të përcaktohet nga madhësia e shputave të këmbës
Orgazma arrihet vetëm gjatë penetrimit
Meshkujt gjithmonë arrinë orgazmën të parët
Seksi është i njëjtë sikur skenat e seksit në televizion
Prezervativi shkatërron seksin
Të kesh orgazëm false është në rregull
Seksi duhet të zgjasë më shumë se një orë
Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, ndonëse mund të qëllojë që shpesh të ndodhë edhe kështu.
Ka edhe shumë mite të tjera rreth seksit, por këto janë më të shpeshtat që hasen tek njerëzit, sipas Samantha Evans.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.