Mrekullia e quajtur UEFA Champions League vazhdon transmetimet në platformën numër një në vend me edhe tetë duele fantastike nga grupet A, B, C dhe D të cilat do ta bëjnë të mrekullueshme dhe shumë aktive natën e së mërkurës.
Mbrëmja e kampionëve fillon në ora 18:45 me dy ndeshje tejet interesante ku në fushë zbresin dy skuadrat me më së shumti trofe në këtë garë - Milan pret në shtëpi Porton, teksa Real Madrid do të jetë nikoqire e Shakhtar Donetsk.
Këto dy ndeshje do të transmetohen në Art Sport 2, respektivisht Art Sport 3.
Dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Liverpool dhe Atletico Madrid që si i tillë me fillim nga ora 21:00 përveç se në Art Sport 1 do të transmetohet direkt edhe në Klan Kosova.
Teksa përveç kësaj përballjeje në të njëjtin orar mund t’i shikoni edhe ndeshjet e tjera: Leipzig – Paris, Sheriff – Inter, Manchester City – Brugge, Dortmund – Ajax dhe Sporting – Besiktas.
Të gjitha këto ndeshje vijnë ekskluzivisht në kanalet ArtSport, mos i humbisni!
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.