Lajmet e fundit

Kreatorja e modës, Vjollca Llapashtica ka publikuar kreacionet e saj më të fundit për Koleksionin Dimëror 2016/17, njofton Klan Kosova.
“Dihet që gjatë dimrit bien temperaturat dhe ambienti nuk është edhe aq i ngrohtë. Ndaj kam menduar që me këtë koleksion ta “përqafojë” femrën duke i dhënë asaj përveç dizajneve të llojllojshme e që janë në trendet kryesore të këtij sezoni, t’i jap edhe elegancë e komoditet” ka thënë Llapashtica.
Koleksioni i lartpërmendur titullohet “Your Winter Hug” (Përqafimi yt dimëror), dhe përmban pallto, fustane elegant dhe të përditshëm, pantallona si dhe funde.
Për me tepër mund të shikoni fotografitë e realizuara nga Artan Korenica.












