Përballja Kolumbi - Angli, nga e cila biletën për në çerekfinale e morën Tre Luanët, ishte e fundit e fazës së një të gjashtëmbëdhjetës të finales në Kampionatin Botëror Rusia 2018.
Ajo nisi me përballjen mes Francës dhe Argjentinës, të cilën bindshëm - ndonëse jo me rezultat (4:3) - e fituan Gjelat, të cilët ishin të parët që u kualifikuan për në çerekfinale.
Po atë ditë, Uruguai befasoi Portugalinë e Cristiano Ronaldo duke e mposhtur me rezultat 2:1 dhe duke konfirmuar çiftin e parë të fazës së një të tetës: Franca - Uruguai.
Befasitë vazhduan edhe ditën tjetër, pasi vendi nikoqir Rusia eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penaltive dhe në çerekfinale do të përballet me Kroacinë, që po ashtu me penallti mund Danimarkën.
Brazili që mposhti Meksikën me rezultat 2:0 dhe pa u munduar shumë në fazën e radhës do të ndeshet me Belgjikën, që me
çykë të zorit e mundi Japoninë me rezultat 3:2.
Zvicra e katër shqiptarëve u mposht me rezultat minimal nga Suedia, ndaj në çerekfinale do të ndeshet me Anglinë që në një të gjashtëmbëdhjetën mposhti, në një përballje me shumë tensione, Kolumbinë.
Franca - Uruguai (E premte, 16:00)
Rusia - Kroacia (E shtunë, 20:00)
Brazili - Belgjika (E premte, 20:00)